Ministri për Punë dhe Politikë Sociale dhe Demografi, Fatmir Limani ka reaguar pas vendimit të Lëvizjes Besa për shkarkimin e tërë kryesisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Limani përmes një postimi në Facebook thotë se rrugëtimi i VLEN-it kërkon arkitekt dhe jo monark.

Mexhiti: Çështja Limani është brenda Besës, mbështes vendimin e Kasamit për shkrirjen e strukturave në VLEN

Një grumbull njerëzish, të nisur me qëllime të ndryshme, i mbajti bashkë shpresa se një ditë planet e tyre do të jetësoheshin. Por koha, ky gjykatës i pamëshirshëm, kaloi shpejt. Sot, për shumë përkrahës që shohin nga anash, synimet bëhen çdo ditë e më të largëta dhe loja bëhet gjithnjë e më e qartë. Si Ministër i çështjeve sociale, demografisë dhe rinisë, por mbi të gjitha si njeri që beson te ndryshimi, ndiej detyrimin të them atë që shumë e mendojnë: Besa është shumë më e madhe se interesat e ngushta të disa mendjeve të ngulfatura.

Ne sot jetojmë në shekullin e rinisë, në një kohë ku muret dhe “fortifikimet” rreth kalave politike nuk i shërbejnë askujt përveç atyre që duan të ruajnë karriget e tyre. Koha e monarkëve dhe e sundimtarëve që e shohin pushtetin si pronë private ka ikur. Sot, vlera e vërtetë nuk matet me atë sa fort e mbron veten brenda rrethimit të partisë, por me atë që lë pas për qytetarin.
Koalicioni VLEN ka një mision që tejkalon mbijetesën politike sepse lindi nga njerëz qe duan ndryshimin. Ai duhet të jetë magneti që grumbullon rreth veti arkitektët e ndryshimit ata njerëz që dinë të ndërtojnë, që kanë vizion dhe që guxojnë të mendojnë ndryshe. Nuk na duhen njerëz që fortifikohen rreth kalave të vjetra, na duhen mendje të hapura, të cilat do të ndërtojnë rrugë të reja.
Vizioni ynë transformues materializohet përmes veprimeve konkrete që prekin substancën e shoqërisë aty ku fillon edukata ne familje të pastra dhe ndërtimin e çerdheve, në infrastrukturën e jetës aty ku ngriten shtyllat e edukimit, për një shoqëri te shëndoshë.
Sigurimi i një jete dinjitoze për pensionistët dhe mbrojtja e shtresave më të margjinalizuara janë indikatorët e vërtetë të një shteti social që ndertojm. Dhe veprimet me tipare monarku na rikthejnë në mesjetë”, shkruan Limani./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version