Reshjet e dendura kanë shkaktuar vërshime në disa zona të banuara të qytetit, duke rënduar situatën në të gjithë rajonin e Pollogut. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen e krijuar dhe ka kërkuar reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse.

Sipas tij, përkundër përpjekjeve maksimale të Komunës dhe ndërmarrjeve komunale për të menaxhuar situatën në terren, nevojitet ndërhyrje e menjëhershme nga ELEM, si institucion me kompetenca për menaxhimin e ujërave të lumit Vardar, si dhe nga zyrat e Ekonomizimit të Ujërave, përgjegjëse për sistemin e ujitjes.

“Përkundrejt përpjekjeve maksimale që bëjmë si Komunë, së bashku me ndërmarrjet komunale, dua të apeloj për zgjidhje sa më të shpejtë të situatës nga ELEM-i që ka kompetencat për menaxhimin e ujërave të Vardarit dhe zyrave të Ekonomizimit të Ujërave, përgjegjëse për sistemin e ujitjes”.

“Si Komunë kemi ngritur alarm edhe te QMK, andaj lusim çdo qytetarë, të evitojnë daljet nga Shtëpia pa nevojë! Vështirësi të mëdha po hasen në të gjithë rajonin e Pollogut. Ju lutem veproni sa më shpejt!”, ka shkruar Limani në Facebook.

Share.
Exit mobile version