Kryetari i deritashëm i Gostivarit, Valbon Limani për “TV21” ku ka folur për vendimin e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për të deleguar ushtrues tjetër të detyrës së kryetarit të kësaj komune deri në zgjedhjet e 11 janarit të 2026.

Limani ka bërë të ditur se do ta ankimojë vendimin e Qeverisë, por se deri te një vendim i Gjykatës Kushtetuese ndaj kësaj ankese, nëse i deleguari i troket në vendin e tij të punës, ai do ta lejojë dhe se “nuk do të bëjë show”.
Më tej Limani njoftoi se nuk do të ketë pranim-dorëzim të detyrës së kryetarit të Gostivarit, pasi siç vlerëson, i deleguari nuk është i përzgjedhuri i popullit.

Kujtojmë se më herët edhe kryetrari i ASH-së, Arben Taravari ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për të emëruar një u.d. për Komunën e Gostivarit.

“Sot ka ardhur në Komunë “i besuari” i Qeverisë për të zëvendësuar Të Besuarin nga Populli. Në 11 Janar Gostivari do të flasë prapë e më fuqishëm se për ne ka vetëm një Kryetar dhe ai është Valbon Limani!”, thuhet në reagimin e Taravarit.

Share.
Exit mobile version