Kryetari i Lëvizjes ZNAM – për Maqedoninë tonë dhe kryetar aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrievski deklaroi sot se e mbështet propozimin e kryeministrit Hristian Mickoski për regjistrim elektronik të popullsisë.
Kryeministri Hristian Mickoski të enjten duke u përgjigjur në mbledhjen e kuvendit kushtuar pyetjeve të deputetëve propozoi që vitin e ardhshëm të realizohet regjistrim i jashtëzakonshëm elektronik i popullsisë, por e kushtëzoi këtë me pranimin e një njësie zgjedhore “menjëherë”.
“Para së gjithash, Maqedonia, për të ndërtuar një të ardhme premtuese, duhet të ketë strategjinë e vet. Për të ndërtuar të njëjtën strategji, duhet të ketë në dispozicion numra realë dhe të saktë, duke filluar nga popullsia, burimet etj. Çdo regjistrim i të dhënave është i dobishëm jo vetëm për qytetarët, por para së gjithash për shtetin në mënyrë që të mund të ndërtojë ato strategji zhvillimi afatgjata. Në këtë rast, përmendët regjistrimin e popullsisë, unë besoj në idenë e regjistrimit elektronik. Ne e mirëpresim atë ide të kryeministrit dhe presim që ai material të arrijë te ne dhe menjëherë do të deklarohemi. Po, është gjithmonë mirë të dimë se çfarë kemi, kë kemi dhe çfarë kemi në shtet dhe në bazë të kësaj të krijojmë plane për zhvillimin e ardhshëm më të madh të shtetit”, tha Dimitrievski para fillimit të panel diskutimit “Përkushtim – Llogaridhënie – Rezultat”, me rastin e shënimit të një vjetorit të pjesëmarrjes së Lëvizjes ZNAM në Qeveri.
I pyetur nëse shfuqizimi i Metodologjisë për Regjistrimin nga Gjykata Kushtetuese do të kishte implikime në lidhje me numrin e këshilltarëve në zgjedhjet lokale, Dimitrievski tha se supozon se në këto zgjedhje përsëri do të zgjedhim numër të njëjtë të këshilltarëve siç janë për momentin.
Sa i përket punësimeve në administratën publike, Dimitrieski tha se përparësi duhet t’i jepet cilësisë, ndërsa jo sasisë politike dhe partiake.
Në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor për të cilat ka përfunduar debati, por nuk është siguruar shumicë e Badenterit, Dimitrievski theksoi se duhet të dilet nga stereotipat partiak dhe t’i jepet mundësi shtetit që të zhvillohet, ndërsa gjatë kësaj çdo qytetar të ndihet i barabartë.
Dimitrievski potencon se me zgjidhjen aktuale ligjore jo çdo votë e qytetarëve trajtohet në mënyrë të barabartë.
Lëvizja ZNAM: Mbështesim propozimin e Mickoskit për regjistrim elektronik appeared first on Telegrafi.