minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci bëhet pjesë e Frontit Europian - Shqiperia.info

Edhe një parti tjetër turke ju bashkua Frontit Europian. Bëhet fjalë për Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, si nismëtar i Frontit Europian, sot nënshkroi marrëveshje koalicioni me përfaqësuesit e kësaj partie, Salih Murat dhe Syleyman Baki.

Në fjalimin e tij, Murat tha se po i bashkëngjiten Frontit me qëllim për ta ndryshuar gjendjen në çdo sferë të shoqërisë veçanërisht gjendjen e komunitetit turk në Maqedoni, duke përmbushur normat e të drejtave të njeriut të parapara në Kushtetutë.

Ahmeti tha se ky Front i përbashkët do të përpiqet për barazi të plotë për të gjithë, sado që të vogël të jenë komunitetet në këtë vend.

“Ky vend është i madh edhe për të vegjlit. Një demokraci e përparuar së pari përkujdeset për komunitetet e vogla. Sepse komunitetet e vogla janë ata që e ndërtojnë lojalitetin ndaj shtetit”, deklaroi Ali Ahmeti.

Ahmeti tha se ky bashkim rreth këtij fronti nuk është i përkohshëm por afatgjatë, për t’i realizuar edhe ato gjëra që kanë mbetur pa i bërë.

Paraprakisht, kreu i integristëve ka firmosur marrëveshje koalicioni edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljaz.

Dje një marrëveshje e njëjtë u firmos edhe me Unionin e Romëve, ndërsa më herët marrëveshje për Front Europian, Ahmeti lidhi edhe me Lëvizjen Popullit të Skender Rexhepit, me PDSH-në e Menduh Thaçit dhe me PDE-në e Arjanit Hoxhës. Pritet që një koalicion i këtillë të lidhet edhe me njërën prej partive boshnjake. Të shtunën është paralajmëruar që në Gostivar të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit mes Ahmetit dhe Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët.

Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci bëhet pjesë e Frontit Europian appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version