Lëvizja Besa ka reaguar lidhur me propozimin për drejtor të M-NAV, Hekuran Asani i cili sipas kësaj partie qenka nga Kërçova dhe fqinji i kreut të BDI-së Ali Ahmeti.
Nga Lëvizja Besa thonë se “kriminelët e partisë po zëvendësohen me familjarët e Ali Ahmetit”.
“Kriminelët e partisë po zëvendësohen me familjarët pretendent për kriminel më të mëdhenj. Kështu funksionin Ali Ahmeti dhe BDI viteve të fundit. Pas skandalit në M-NAV burimi i së cilit ishte tek zhvatja përmes nepotizmit partiak, krimi vazhdon në një nivel më lartë. Drejtori i ri i M-NAV po dilka se qenka nga Kërçova dhe rezultojë të jetë komshiu i Ali Ahmetit!”.
“Pasi i rehaton fëmijët e tij, nipërit e të tjerët, Alia që të ketë në kontroll çdo institucion, fillimisht vendosi njerëz të afërt nga fshati i tij dhe rrethina nëpër gjykata e prokurori, e tani edhe në M-NAV edhe një komshi! А ka kaq shumë vend Lista e Zezë e SHBA-së që të nxen të gjithë kriminelët e BDI-së dhe këtij pushteti!”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.
Lëvizja Besa: Kriminelët e BDI-së po zëvendësohen me ata të Alisë appeared first on Telegrafi.