minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
LEN: Mitrevski nuk ka dhënë premtim për anëtarin e KSHZ-së - Shqiperia.info

Grupi parlamentar i Lidhjes Europiane për Ndryshim sot realizoi takim me kryetarin e ri të Kuvendit, Jovan Mitrevski.

Nga LEN thonë se Mitrevski nuk ka dhënë premtim për tejkalim të problemit me anëtarin e opozitës shqiptare në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Deputeti i LEN, Fadil Zendeli tha se nëse vazhdon të zvarritet procedura, do të shqyrtojnë mundësinë për padi ndaj kryetares së Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Marija Georgievska.

“Jemi në kontakt edhe me zyrat avokative në Shkup, që të ngrejm edhe një padi penale ndaj kryetares së Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, nëse brenda ditëve në vijim ajo nuk e zhbllokon punën e Komisionit dhe nuk lejon që kandidati që është ligjor, kandidati i opozitës shqiptare, Abdush Demiri të kalojë”, theksoi Zendeli.

 

LEN: Mitrevski nuk ka dhënë premtim për anëtarin e KSHZ-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version