minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
LEN: BDI është bërë frenuesi kryesor i integrimit të vendit tonë në BE - Shqiperia.info

Lidhja Evropiane për Ndryshim sot ka akuzuar BDI-në se është shkak për frenimin Maqedonisë drejt procesit të eurointegrimeve.

“Këtë së fundmi e vërtetoi edhe BE përmes ambasadorit holandez në vend Dirk Jan Kop, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë reagoi në takimin me Ali Ahmetin për gjithë presionin politik që i bëhet kryetares së Gjykatës Supreme, zonjës Besa Ademi, pasiqë ajo nuk ra pre e presionit politik dhe mediatik të orkestruar nga BDI për kthimin e Nikolla Guevskit në vend.

Në këtë drejtim reagoi edhe Ambasadorja e SHBA në vend Angela Aggeler, e cila për presionet ndaj kryetares së Gjykatës Supreme deklaroi se Këshilli Gjyqësor ka dështuar në përmbushjen e plotë të detyrimeve ligjore dhe se qytetarët e vendit meritojnë më mire.

Gjithashtu, së fundmi reagoi edhe Ambasadori i Delegacionit të BE-se, ekselenca e tij David Geer, i cili theksoi se ndryshimet e fundit në Kodin Penal kanë sjell rritje të mosndëshkueshmërisë në vend. Presionet politike ndaj Këshillit gjyqësor ishin të notuara edhe në Raportin e fundit, me skandaloz dhe më të keqin të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut”, akuzojnë nga LEN.

Nga atje thonë më 8 maj do ti japim fund kësaj gjendjeje. Në këtë betejë jemi të gjithë bashkë, Ne, Lidhja Europiane për Ndryshim, qytetarët e ndershëm, faktori ndërkombëtar, forcat progresive, sektori civil, ndërsa në anën tjetër janë kjo kastë e korruptuar që së fundmi rreh e sulmon profesionistët shqiptar edhe në vendin tyre të punës e që shpëtimin e vetëm e shohin te Nikolla Gruevski./Telegrafi/

LEN: BDI është bërë frenuesi kryesor i integrimit të vendit tonë në BE appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version