minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
LAMM: Në Tabanoc deri në 40 minuta pritje për hyrje në Maqedoninë e Veriut - Shqiperia.info

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikën kufitare Tabanocë, regjistrohet një frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes është rreth 40 minuta.

Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

LAMM: Në Tabanoc deri në 40 minuta pritje për hyrje në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version