Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftoi LAMM.

Rekomandohet shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, pranë Bashino sellos, është e mbyllur për të gjitha llojet e trafikut.

Rruga Ohër – Resnjë përmes Parkut kombëtar Galiçicë nga 17.04.2025 është i hapur për qarkullim për automjete deri në 3.5 ton.

LAMM: Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version