Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, tha në konferencën e sotme për shtyp se Maqedonia po përballet me një moment shumë të rëndësishëm për të ardhmen e saj, në një kohë kur Bashkimi Evropian e ka rihapur procesin e zgjerimit si një përparësi kryesore gjeostrategjike.
Ajo paralajmëroi se vendet në rajon si Mali i Zi dhe Shqipëria tashmë po bëjnë përparim serioz dhe theksoi se nëse e humbasim këtë shans për anëtarësim në BE, rrezikojmë të bëhemi apendiksi i Ballkanit.
“Nëse nuk hipim në këtë tren evropian tani, dyert mund të mbeten të mbyllura për dekada. Nëse qëndrojmë jashtë procesit, nuk do të jemi pjesë e kornizave të reja buxhetore evropiane, nuk do të kemi qasje në fondet e zhvillimit dhe do të vazhdojmë të zhytemi në varfëri dhe pasiguri”, tha Kuzeska.
Zëdhënsja e LSDM-së thotë çmimin më të madh të izolimit, korrupsionit dhe institucioneve partiake në fund të fundit do ta paguajnë brezat e rinj me standardin më të ulët të jetesës në Evropë.
Për këto arsye, LSDM i dërgoi një apel të drejtpërdrejtë kryeministrit për të gjetur gjuhë të përbashkët për çështjet strategjike./Telegrafi/

