Më pak se një vit pas formimit të qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM, ajo po fillon të shpërbëhet. Ky është një konfirmim i drejtpërdrejtë i asaj që qytetarët e ndiejnë çdo ditë, se Qeveria e Hristijan Mickoskit është jofunksionale, destruktive dhe plotësisht e bllokuar në interesat e veta, theksoi në një konferencë për shtyp Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
Në më pak se një vit, thotë ajo, kjo qeveri po fillon të shpërbëhet, sepse u formua vetëm për të kënaqur orekset personale.
Koalicioni, vlerëson Kuzeska, po dekradohet, sepse nuk ka asnjë arsye për të ekzistuar, asgjë nuk e mban të bashkuar përveç funksioneve të tyre.
“Qytetarët nuk kanë asnjë përfitim nga kjo qeveri. Po dëshmojmë rezultate katastrofike ekonomike, zero reforma, shembje të institucioneve dhe poshtërim të vendit në skenën ndërkombëtare. Mickoski është një kryeministër pa drejtim, ai e drejton vendin sikur të ishte një kompani private, i përqendruar vetëm se kush do të vendosë ku dhe çfarë do të marrë. Ai nuk e udhëheq qeverinë me vizion dhe guxim, por me një qëndrim llogaritës ndaj çdo çështjeje të rëndësishme. Është e qartë se nuk ka lidership dhe vendosmëri në këtë qeveri”, shtoi zëdhënësja e LSDM-së./Telegrafi/
Kuzeska: Një qeveri e formuar vetëm për interesa personale është logjike të shpërbëhet appeared first on Telegrafi.