minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Kuvendi miratoi vendimin e Qeverisë për dërgimin e 32 ushtarëve në mision paqeruajtës ALTHEA në BeH - Shqiperia.info

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot e ka miratuar vendimin e qeverisë për dërgimin e 32 ushtarëve në misionin paqëruajtës EUFOR-ALTHEA në Bosnjë e Herzegovinë (BeH) për një periudhë gjashtë mujore.

Nga 102 deputetë prezent në seancë, 78 morën pjesë në votim. Që të gjithë votuan në favor të dërgimit të ushtarëve të vendit në këtë mision paqëruajtës të BE-së nga muaji maj deri në nëntor të këtij viti.

“Shpenzimet financiare për transport, rrogat, kompensimet e rrogave dhe shpenzimet logjistike të pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar, i siguron Ministria e Mbrojtjes,” sqarohet në vendimin e sapo votuar në kuvend.

Misioni EUFOR-ALTHEA nisi në vitin 2004 kur mori përsipër misionin e NATO-s, dhe misioni i tij rinovohet çdo vit me dritën jeshile nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Share.
Exit mobile version