minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për media dhe Ligjin për lojërat e fatit - Shqiperia.info

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në vazhdim të seancës 145 dhe 148 i miratoi ndryshimet në Ligjin për media dhe Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese.

Në kuadër të seancës së 148-të, deputetët votuan edhe projektligjin për ndryshimin e ligjit për veprimtarinë shkencore dhe kërkimore.

Paraprakisht, në seancën e 140-të, 138-të dhe 135-të, të cilat po ashtu u mbajtën sot, u miratuan disa ligje, ndër të cilët Ligji për Garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet e saj nga Marrëveshja e huasë për financimin e projektit rajonal të gazifikimit, i cili do të të lidhet ndërmjet Shoqërisë Aksionare Shtetërore për kryerjen e veprimtarisë energjetike për transmetimin e gazit natyror NOMAGAS Shkup dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ligjet për peshkim dhe akuakulturë dhe për shërbimet e pagesave dhe sistemet rrugore.

Në lexim të parë u miratuan ligjet për amnisti, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Avokatin e Popullit, si dhe u votua Plani Financiar për vitin 2024 i Komisionit Rregullativ për Energji, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Vendimi për përcaktimin e përqindjes së zënies nga të hyrat e përgjithshme vjetore, për financimin e funksionimit të Komisionit Rregullativ për Energji, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.

Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për media dhe Ligjin për lojërat e fatit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version