minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Kuvendi i RMV-së sot do të zgjedh dy ministrat e rinj - Shqiperia.info

Kuvendi i RMV-së sot duhet të vazhdojë seancën e 143-të e cila filloi të premten dhe pas gati një dite të tërë diskutimi u shkarkuan ministrat e Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

Pas votimit në Kuvend me të cilin Mexhiti dhe Aliu u shkarkuan nga postet e tyre, që ndodhi rreth mesnatës së të premtes, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, njoftoi se seanca, në rendin e ditës së cilës është edhe zgjedhja e ministrave të rinj në këto dy ministri, do të vazhdonte të hënën, pra sot në orën 11:00.

Për pozitën e ministrit të Shëndetësisë është propozuar drejtori aktual i Spitalit Klinik në Tetovë, Ilir Demiri, ndërsa për Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami.

Kuvendi i RMV-së sot do të zgjedh dy ministrat e rinj appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version