minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Kuvendi i RMV-së miratoi disa ligje në kuadër të seancës 135 dhe 106 - Shqiperia.info

Në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 135-të, Kuvendi i RMV-së pa diskutim miratoi disa zgjidhje ligjore, përfshirë Ligjin për plotësimin e ligjit për të huajt, i cili u miratua pas procedurës së shkurtuar, si dhe Projektligjin për përjashtimin nga pagesa e një pjese të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore për shkak të rritjes së pagës, në lexim të parë.

Pa diskutim ka kaluar edhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimet postare, i cili po ashtu ka qenë me procedurë të shkurtuar.

Pa diskutim, me 48 vota “pro” dhe tetë “kundër”, Kuvendi, në kuadër të punimeve për rendin e ditës të seancës së 106-të, miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse në leximin e parë, njëzëri me 64 vota dhe Raportin Vjetor për punën e Komisionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave Monitoruese të Komunikimeve për vitin 2022.

Më tej do të caktohet vazhdimi i seancave, ndërsa nesër do të mbahet seanca kushtuar çështjeve parlamentare.

Kuvendi i RMV-së miratoi disa ligje në kuadër të seancës 135 dhe 106 appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version