minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Kuvendi i RMV-së cakton seancën për formimin e qeverisë - Shqiperia.info

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka caktuar seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re për ditën e shtunë në ora 11:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mandatari dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, dje ka dorëzuar në Kuvend propozimin për përbërjen e qeverisë dhe programin e punës së saj.

Rregullorja e Kuvendit parasheh që seanca për zgjedhjen e Qeverisë të zgjasë më së shumti dy ditë.

Mandatari shpjegon programin dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë, pas së cilës do të debatohet në Kuvend.

Votimi për zgjedhjen e Qeverisë bëhet sipas propozimit për përbërjen e Qeverisë në tërësi, me votim publik. Votimi bëhet pas përfundimit të debatit, më së voni deri në orën 24:00. Qeveria zgjidhet nëse shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Kryetari i Kuvendit e njofton Presidentin e Republikës për zgjedhjen e Qeverisë.

Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve janë me resor./Telegrafi/

Kuvendi i RMV-së cakton seancën për formimin e qeverisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version