Katërmbëdhjetë vëzhgues të misionit të ODIHR-it do t’i monitorojnë Zgjedhjet Lokale të vitit 2025. Kërkesat e tyre për akreditime për të vëzhguar Zgjedhjet Lokale u miratuan unanimisht nga anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 133-të. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, tha se nesër zyrtarisht do të kenë takimin e parë me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ODIHR-it, me ç’rast zyrtarisht do të fillojnë punën e tyre.

“Informojmë publikun se nga nesër zyrtarisht do të kemi takim me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ODIHR-it dhe duke filluar nga nesër do të fillojë puna e tyre dhe vëzhgimi zyrtar i zgjedhjeve. Ata do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për të gjitha sqarimet e nevojshme me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe do të jenë të pranishëm në të gjitha seancat tona të hapura publike. Kështu që në atë drejtim po i miratojmë kërkesat e tyre të para për akreditim të vëzhguesve. Njëra kërkesë është për gjashtë persona, kërkesa tjetër është për tetë persona”, tha Kondarko.

Anëtarët e KSHZ-së miratuan unanimisht edhe ndryshimet, plotësimet e vendimit për ndryshimin e regjistrit të radiodifuzerëve, mediave të shkruara dhe elektronike, si dhe portaleve të internetit për zgjedhjet lokale. Në seancën e sotme të 133-të të KSHZ-së u shqyrtuan edhe 34 kërkesa për shkarkimin e kryetarëve, zëvendëskryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore, dhe në vend të tyre u zgjodhën kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të rinj të komisioneve komunale zgjedhore.

KSHZ: ODIHR me 14 vëzhgues nga nesër fillon me monitorimin e Zgjedhjeve Lokale 2025 appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version