
Dy të tretat e buxhetit për zgjedhjet lokale të ardhshme do të jenë të destinuara për reklamim politik, njoftoi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Kondarko.
Nga gjithsej 10 milionë euro para publike, vetëm një e treta mbetet për të gjitha aktivitetet e tjera zgjedhore. Kondarko theksoi se buxheti është zvogëluar dhe se zgjedhjet organizohen si për dy raunde në çdo komunë.
Fletët e votimit edhe këtë herë do t’i shtypë “Kiro Dandaro” nga Manastiri për 800 mijë euro. Për këto zgjedhje janë konfirmuar 303 kandidatura për kryetarë komunash dhe 558 për këshilltarë.