Krerët më të lartë të shtetit, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe kryeministri Hristijan Mickoski, kanë uruar qytetarët për festën e Kryengritjes së Ilindenit.
Presidentja Siljanovska-Davkova tha se Ilindeni është thelbi i historisë dhe shtetësisë.
“Republika nuk trashëgohet, por fitohet dhe meritohet. Ilindeni na obligon të ndërtojmë një shtet ku ia vlen të jetohet”, theksoi ajo, duke përkujtuar figurat historike si Dame Gruev dhe Goce Dellçev.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u shpreh se Ilindeni është simbol i luftës për një shoqëri të lirë, të barabartë dhe demokratike.
“Le të jetë ky ditë frymëzim për më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim, pavarësisht dallimeve”, tha ai.
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se Ilindeni nuk është vetëm histori, por një identitet i gjallë dhe kujtesë për luftën për liri dhe drejtësi.
“Ajo përpjekje është arritur, por nuk ka përfunduar. Institucionet, veçanërisht Qeveria, duhet ta vazhdojnë këtë betejë me ndershmëri dhe rezultate konkrete”, tha ai.
Me rastin e festës, presidenca, qeveria dhe kuvendi kanë agjendë të ngjeshur me aktivitete përkujtimore.
Krerët më të lartë të shtetit urojnë 2 gushtin – Ditën e Kryengritjes së Ilindenit appeared first on Telegrafi.