minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Kovaçevski: SHBA-të duan ta shohin Maqedoninë sa më shpejt në BE - Shqiperia.info

Kryeministri Dimitar Kovaçevski takimit të sotëm me ambasadoren amerikane në vend, Angela Aggeler, në profilin e tij shkrojti se SHBA-ja  don të shoh Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur.

“U konfirmua edhe një herë mbështetja e fortë e SHBA-së për politikat tona evropiane. E vlerësojmë shumë dashamirësinë e miqve tanë amerikanë, të cilët në takimin e liderit kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor përsëritën mesazhin se do të vazhdojnë së bashku me ne në rrugën evropiane”, ka shkruar Kovaçevski.

Hapi ynë i radhës drejt integrimit evropian, siç tha Kovaçevski, është i shumëpritur dhe i përkrahur ndërkombëtarisht si kurrë më parë.

“Besoj se ky moment do të njihet nga forcat pro-evropiane të shoqërisë që do të mbrojnë vizionin e një shteti europian. Prapa këtij vizioni qëndron koncepti ynë për perspektivat evropiane dhe për një të ardhme të sigurt evropiane në kundërshtim me konceptin e pasigurisë dhe izolimit”, nënvizoi Kovaçevski pas takimit me ambasadoren amerikane Angela Aggeler. /Telergafi/

Kovaçevski: SHBA-të duan ta shohin Maqedoninë sa më shpejt në BE appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version