minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Kovaçevski për takimin me Zaevin dhe Ahmetin: Biseduam për mënyrën e paraqitjes së partive në zgjedhje dhe anëtarësimin e vendit në BE - Shqiperia.info

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski konfirmoi takimin e djeshëm me paraardhësin e tij Zoran Zaev dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Kemi pasur një takim me zotin Ahmeti dhe ish-kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Unë dhe ish-kryetari Zaev njihemi 32 vjet, kemi shkuar bashkë në universitet, kështu që shpesh na ndodh që të komunikojmë, të hamë drekë që zgjat katër, katër orë e gjysmë, gjatë së cilës diskutojmë shumë tema.

Dje diskutuam se si duhet të përparojë vendi drejt anëtarësimit të plotë në BE. Secili prej nesh ka mundur të ndajë përvojat e mandateve që kemi pasur. Diskutuam se si duhet të duken paraqitjet e partive politike në zgjedhje, secila nga prizmi i përvojës që ka pasur”, tha Kovaçevski.

Ai tha se po bëhen analiza nëse në zgjedhje do të dalin në koalicion me LSDM-në, apo vetëm me partnerët tradicional të koalicionit.

“Unë mendoj se vendi ka nevojë për një koalicion evropian për një të ardhme të sigurt, jo për izolim. OBRM-PDUKM për fat të keq sërish nuk ka koncept që shikon përpara. Të gjitha deklaratat e tyre kanë të bëjnë me disa skenarë që nuk janë realë”, theksoi Kovaçevski./Telegrafi/

Kovaçevski për takimin me Zaevin dhe Ahmetin: Biseduam për mënyrën e paraqitjes së partive në zgjedhje dhe anëtarësimin e vendit në BE appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version