minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Kovaçevski: Në të gjitha shtëpitë ku festohet nata e Krishtlindjes, të sjellë shëndet të mirë dhe të bashkojë familjet - Shqiperia.info

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot me rastin e festës së Krishtlindjes ka dërguar një urim për të gjithë qytetarët që e festojnë këtë ditë, me të cilën ka uruar shëndet, gëzim dhe paqe në familje.

“Gëzuar Krishtlindjet! Lajmi më i gëzueshëm për lindjen e Krishtit lind një shpresë të re. Festa e Krishtlindjes në të gjitha shtëpitë ku festohet të sjellë shëndet të mirë dhe t’i bashkojë familjet në gëzim dhe paqe”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook.

Siç thekson ai, të bashkuar të gjithë së bashku në tokën tonë amtare, le të bëjmë një hap të ri përpara në ndërtimin e një shoqërie premtuese, me njerëz të lumtur.

“Qoftë edhe për shumë vite festa e madhe e sotme, natën e Krishtlindjes!”, thuhet në urimin e Kovaçevskit. /Telegrafi/

Kovaçevski: Në të gjitha shtëpitë ku festohet nata e Krishtlindjes, të sjellë shëndet të mirë dhe të bashkojë familjet appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version