minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Kovaçevski: Ndryshimet për Kodin Zgjedhor tashmë janë përgatitur - Shqiperia.info

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski theksoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor tashmë janë përgatitur sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it dhe në momentin kur do të hidhen në votim në Kuvend, LSDM-ja do t’i mbështesë.

Sa i përket ndryshimeve më thelbësore të Kodit Zgjedhor, Kovaçevski mbetet i mendimit se është tepër vonë për të ndryshuar legjislacionin zgjedhor pasi zgjedhjet janë shpallur tashmë.

“Sot nëse do të hedhin në votim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ne do t’i votojmë sot. Sa i përket ndryshimeve esenciale, mund të hapet një diskutim, por besoj dhe shoh se edhe partitë tjera politike besojnë se tani është vonë për të ndryshuar legjislacionin zgjedhor pasi janë shpallur zgjedhjet”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski: Ndryshimet për Kodin Zgjedhor tashmë janë përgatitur appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version