Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos në takimin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor theksoi se ka konsensus për zgjerim të BE-së, por shtoi se dritarja e mundësisë mund të mos jetë aty gjithmonë.

“Nëse bëjmë si duhet procesin e zgjerimit, mund ta bashkojmë Europën tonë, ndërsa Europa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor. Dua të jem shumë e qartë. Ka konsensus të qartë për zgjerim të mëtejshëm tani, nuk ishte në të kaluarën, por dritarja e mundësisë ndoshta nuk do të jetë aty gjithmonë. Ne shohim progres mbresëlënës”, deklaroi Marta Kos.

“Shqipëria ka hapur disa kapituj me BE-në dhe falënderoj kryeministrin Edi Rama për punën që ka bërë për hapjen e kapitujve. Ky rajon është special për mua dhe dua të ndihmoj sa më shumë që ju të arrini qëllimin. Ajo që kërkojmë nga ju nuk është e lehtë”, tha mes tjerash Kos.

Ajo gjithashtu theksoi se përfitimi i anëtarësimit në BE është shumëdimensional./Telegrafi/

Kos në Shkup: Europa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version