Në pikën kufitare Tabanoc për hyrje dhe pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në pikën tjetër kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni po futet një regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda mallrash me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.
Komunikacioni në Maqedoni, pritje rreth gjysmë ore në Tabanoc dhe Bogorodicë appeared first on Telegrafi.