minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Komunikacioni në Maqedoni, borë në disa akse rrugore - Shqiperia.info

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë kryesisht të lagështa në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, në disa vende më të larta me mbetje të borës në rrugë. Në pjesët e tjera të shtetit rrugët janë kryesisht të thata, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm vërehen në Kodër të Diellit, në Mavrovë, Krushevë, në qafat malore Strazhë, Bukovë, Gjavatë dhe Presekë. Ndalesat për komunikacion për automjete të rënda transportuese në akset rrugore Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë dhe Mavrovë – Dibër janë hequr sot në mëngjes në orën 05:30.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Komunikacioni në Maqedoni, borë në disa akse rrugore appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version