Komuna e Tetovës ka dalë sërish me sqarim në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave shqip të rrugëve dhe sheshit të Tetovës.
BDI: Komuna e Tetovës nuk e mbrojti vendimin e vitit 2007 për emërtimin shqip të rrugëve dhe sheshit
Sipas Komunës së Tetovës, Gjykatësit shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese, të zgjedhur nga pushteti i kaluar, në vend se ta mbrojnë interesin shqiptar në atë institucion, po merren me politikë ditore.
“E vërteta është se vendimi për riemërtimin e rrugëve në Tetovë asnjëherë nuk u bë i plotfuqishëm, për shkak se 4 qeveritë e BDI-së pas vitit 2007 nuk e kaluan si vendim në Qeveri. Prandaj ato nuk figuruan kurrë as në Kadastër e as në Regjistrin Qendror. Pavarësisht kësaj, gjykatësit shqiptarë në Gjykatën Kushtetuese nuk duhej të lejonin të hapet kjo procedurë në kohën kur Komuna e Tetovës është pranë finalizimit të riemërtimit zyrtar të rrugëve në Tetovë”, thuhet ne reagimin e Komunës.
Ata shtojnë se më ketë veprim, tendenca është e qartë që të krijohen tensione ndëretnike ndërsa pas kësaj tendence qëndron BDI-ja.
