Nga komuna e Tetovës njoftojnë se pishina e qytetit do të punojë edhe gjatë të dielave. Pishina do të funksionojë nga ora 10:00 deri në ora 18:00.
“Njoftohen të gjithë qytetarët e Tetovës dhe zonave përreth se Pishina e Qytetit do të funksionojë me orar të ri, me qëllim që të ofrojë më shumë mundësi për relaksim dhe freski gjatë ditëve të verës. Nga tani, pishina do të jetë e hapur edhe ditën e diel, nga ora 10:00 deri në ora 18:00.
Çmimi i hyrjes: 150 denarë për orë. Ftojmë të gjithë qytetarët, familjet dhe të rinjtë të shfrytëzojnë këtë hapësirë publike për argëtim, sport dhe relaksim në kushte të sigurta dhe të përshtatshme”, thonë nga komuna e Tetovës.
Komuna e Tetovës: Pishina e qytetit do të punojë edhe të dielën appeared first on Telegrafi.