Komisioni për Sëmundje Infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë sot ka mbajtur mbledhje pas konfirmimit të dy rasteve me linë e majmunëve. Nga MSH njoftojnë se në mbledhjen e sotme u miratua rekomandimi për vetëizolim dhe mbikëqyrje shëndetësore për të dy personat e prekur.
“Përveç kësaj, po ndiqet gjendja e personave që kanë qenë në kontakt të ngushtë me të prekurit dhe, nëse shfaqin simptoma, ata do t’i nënshtrohen testimit për këtë sëmundje në Institutin për Shëndet Publik”.
“Komisioni u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat higjienike për mbrojtje personale nga sëmundjet infektive dhe, në rast të shfaqjes së mundshme të simptomave të kësaj sëmundjeje, të paraqiten te mjeku i tyre amë. Njëkohësisht, te mjekët amë do të shpërndahet informacioni mbi protokollin e përcaktuar për kontrollin, testimin dhe trajtimin e pacientëve të mundshëm”, thonë nga MSH.
Gjithashtu theksojnë se Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje infektive vazhdimisht e ndjekin situatën dhe do të reagojnë në kohë dhe në mënyrë adekuate./Telegrafi/
Komisioni për Sëmundje Infektive mbajti mbledhje: Do të ndiqet gjendja e personave që kanë pasur kontakt me personat e infektuar me linë e majmunëve appeared first on Telegrafi.