minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Klinika Zhan Mitrev ofron shërbimet më inovative stomatologjike - Shqiperia.info

Të gjitha procedurat stomatologjike, ortodoncia dhe kirurgjia orale janë pjesë e shërbimeve në departamentin e ri stomatologjik të Klinikës Zhan Mitrev.

Qendra e re stomatologjike do të funksionojë sipas standardeve më moderne, ku me teknologjinë moderne 3D do të mund të përcaktohet saktësisht se çfarë i nevojitet pacientit.

 “Bëhet fjalë për teknologjinë më të fundit që mundëson për çdo pacient të përpunohet dhe ofrohet shërbimi i nevojshëm i personalizuar. Si pjesë përbërëse e këtij shërbimi është edhe ofrimi i anestezisë që tashmë aplikohet në mbarë botën, ku pacienti nuk do të ndjejë aspak dhimbje gjatë kryerjes së procedurës. Me ndihmën e teknologjisë 3D, do të mund ofrohet zgjedhja më e mirë e mundshme për çdo pacient në varësi të problemit përkatës. Nëpërmjet printerit 3D do të krijohet një model i plotë për pacientin, gjë që deri tani nuk është praktikë në vendin tonë”, sqarojnë nga Klinika Zhan Mitrev.

 Departamenti do të ofrojë shërbime në fushën e endodoncisë, ortodoncisë, protetikës fikse dhe të lëvizshme, kirurgjisë orale dhe implantologjisë. Në dispozicion është aparati dixhital i rrezeve X që mundëson grafi panoramike por edhe individuale të dhëmbëve.

Rezervimi i terminit bëhet në numrat e telefonit 02 3091 484 dhe 072 267 064.  

Klinika Zhan Mitrev ofron shërbimet më inovative stomatologjike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version