minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Klinika Zhan Mitrev me këshilla në ditën e ndërgjegjësimit për Autizmin - Shqiperia.info

2 Prilli është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. 17 vjet më parë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi këtë ditë, duke inkurajuar veprime për të rritur ndërgjegjësimin e përgjithshëm për kushtet në spektrin e autizmit.

Autizmi nuk është një sëmundje, por një gjendje në të cilën njerëzit që jetojnë me të, kanë një mënyrë të ndryshme për të interpretuar fjalët, ngjyrat, format dhe tingujt e botës përreth nesh. Shkaqet janë të panjohura, megjithëse besohet se ekziston një faktor gjenetik i shoqëruar me një komponent mjedisor. Me trajtim terapeutik të personalizuar dhe të specializuar, është e mundur të rritet cilësia e jetës së personave të prekur nga autizmi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një në 160 fëmijë e ka këtë gjendje dhe incidenca po rritet me 17% çdo vit në mbarë botën. Çdo vit më shumë fëmijë diagnostikohen me autizëm dhe numri e kalon atë të SIDA-s, kancerit dhe diabetit së bashku.

Simbol i njohur për autizmin është pjesa e enigmës në ngjyrë blu. Ngjyra përfaqëson sigurinë që familjet dhe njerëzit me autizëm kanë nevojë të jetojnë me këtë gjendje, dhe pjesa e enigmës nënkupton që personi me autizëm nuk e izolon veten sepse ka dëshirë, ata kanë nevojë për mbështetje nga të tjerët.

Klinika Zhan Mitrev me këshilla në ditën e ndërgjegjësimit për Autizmin appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version