minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Klinika “Zhan Mitrev”: Ekzaminimi me ultratinguj i sistemit muskuloskeletor - Shqiperia.info

Ekzaminimi me ultratinguj i muskujve dhe tendinave është një procedurë diagnostike jo invazive, pa dhimbje, e shpejtë dhe e saktë e bazuar në përdorimin e valëve ultratinguj me frekuencë të lartë.
Me ekzaminimin ekografik të sistemit muskuloskeletor mund të shohim qartë: hapësirën e kyçeve, tendinat, ligamentet, muskujt, fascia e muskujve dhe nervat individualë. Përdorim ultratinguj për:

– Lëndimet dhe proceset inflamatore të tendinave dhe ligamenteve
– Lëndimet e muskujve duke matur përmasat e mundshme të hematomës dhe duke vlerësuar kohën e rikuperimit
– Përjashtimin ose konfirmimin e dyshimit për një proces të mundshëm tumoral të zgjeruar të indit dhjamor nënlëkuror dhe strukturave të muskujve
– Procesin inflamator në artikulacion dhe praninë e lëngjeve në nyje
– Ndryshimet degjenerative në kyçe
– Proceset inflamatore në bursa
– Ekzaminimin e nervave individual

Ekzaminimi është shumë i shkurtër, zgjat vetëm 15-20 minuta dhe nuk kërkon përgatitje e veçantë.

Në klinikën tonë punojnë radiologë dhe ortopedë me përvojë shumëvjeçare të cilët ju qëndrojnë në dispozicion. Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484

Klinika “Zhan Mitrev”: Ekzaminimi me ultratinguj i sistemit muskuloskeletor appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version