Po e zgjidhim problemin e mungesës së burimeve njerëzore në spitale, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor, duke u uruar suksese 34 specializantëve, të cilët sot në Manastir dhanë test për punësim në Spitalin Klinik-Manastir dhe spitalet e përgjithshme në Prilep, Ohër dhe Kërçovë.
Sipas Klekovskit, me aktivitetin e sotëm në afat të gjatë pritet mbulimi i specializimit që mungojnë në institucionet shëndetësore në rajonin jugperëndimor të vendit.
“Aktiviteti i sotëm është një fillim dhe kontribut në zgjidhjen e mungesës së burimeve njerëzore në spitalet në këtë pjesë të vendit dhe shpresojmë të vazhdojmë me grupin e ardhshëm të speziaëizantëve. E dimë që shumica e spitaleve në këtë rajon operojnë me një numër të reduktuar mjekësh dhe ky është hapi i parë drejt zgjidhjes së problemit. Në planin afatgjatë, presim të mbulojmë disa nga specializantët që nuk janë të disponueshme sepse aktualisht nuk ka mjaftueshëm specialistë. Me burimet e reja do të rritet numri në reparte ku gjendja është kritike në lidhje të specialistëve të nevojshëm për të ruajtur aktivitetin në veprimtarisë”, theksoi Klekovski.
Në një konferencë për shtyp në Manastir, Prof. Dr. Igor Nikollov, këshilltar për Shëndetësi në Qeveri, konfirmoi se punësimi i specialistëve të rinj në sistemin e shëndetësor është një imperativ shtetëror.
“Punësimi i specializantëve privatë është një prioritet për ne. Me këto punësime, ne i mbajmë mjekët e rinj në vend, por edhe në sistem, sepse qëllimi ynë është që të mbahen në shëndetin publik dhe të punojnë brenda sistemit. E ardhmja e të gjithë sistemit shëndetësor u përket mjekëve dhe punonjësve të rinj të sistemit shëndetësor. Pa punonjës të rinj të shëndetshëm, veçanërisht specializantëve të cilët duan të edukohen dhe vetëfinancohen, nuk mund të ndërtojmë një sistem serioz dhe të planifikuar të sistemit shëndetësor”, theksoi Nikollovi.
Testimi i praktikantëve privatë u zhvillua në Fakultetin Teknik në Manastir.
Klekovski: Po e zgjidhim problemin e mungesës së burimeve njerëzore në spitale appeared first on Telegrafi.