minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Kirurgu plastik nesër do t’i vizitojë të lënduarit në zjarrin në “Pulse” të cilët janë në rehabilitim në pushimoren Ponikva - Shqiperia.info

Një ekspert i kirurgjisë plastike nesër do t’i vizitojë të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë në rehabilitim në Ponikva, për të parë se cilat janë nevojat e tyre dhe si mund t’u ndihmohet, paralajmëroi  sot ministri i Shëndetësisë Azir Aliu.

“Atje 45 qytetarë janë pjesë e atij programi  në Ponikva. Kemi pesë të punësuar, dy mjekë dhe tre infermierë. Kemi një program i cili është në vijim që nga e shtuna. Sot, për shembull, temperatura atje është fantastike 17 gradë. Ata janë jashtë, luajnë basketboll dhe bëjnë aktivitete të tilla. Të hënën shkojnë  ekspertë dhe profesionistë të tjerë që lidhen me aktivitetet e programit tonë për dy javë. Gjithashtu paralajmëroj  se të hënën vjen një ekspert i cili që merret me kirurgji plastike për të parë se çfarë lloj nevojash kanë”, tha në konferencën për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë Aliu.

Lidhur me Koçanin dhe pasojat e zjarrit në diskoteken “Puls”, ai tha se po planifikohet një program afatgjatë për qytetin, jo vetëm për qytetarët dhe për të pësuarit.

“Për momentin po analizojmë krijimin e një qendre interaktive burimesh që do të ofrojë të gjitha programet e nevojshme që lidhen me qytetarët. Ende nuk e kemi përcaktuar në mënyrë fizike. Do të jetë në qendër, do të jetë në ambiente në pronësi të shtetit”, tha Aliu.

Kirurgu plastik nesër do t’i vizitojë të lënduarit në zjarrin në “Pulse” të cilët janë në rehabilitim në pushimoren Ponikva appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version