Këshilltarët komunal të Tetovës nga Aleanca Kombetare për Integrim dhe Lidhja Shqiptare, kanë kërkuar sot një seancë urgjente të këshillit, për të diskutuar mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emërtimeve shqip të rrugëve dhe shesheve të Tetovës.
– YouTube www.youtube.com
Këshilltari Berat Murati në press-konferencë tha se ky vendim është goditja e qëllimshme ndaj indetitetit shqiptar dhe dinjitetit të tetovarëve.
“Kërkuam seancë urgjente në lidhje me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, që nuk është vetëm vendim, por një goditje ndaj identitetit shqiptar dhe dinjitetit tonë. Në vitin 2006, BDI e miratoi këtë vendim me votat e të gjithë këshilltarëve nga të gjitha komunitetet dhe sipas parimit të Badinterit. Sot kërkojmë që ky vendim të rimiratohet sërish. Tetova nuk guxon të kthehet prapa, duhet të mbrohet historia jonë”, tha Murati.
Ai shtoi se në rast se BDI do të merr ndonjë vendim për protesta ndaj Gjykatës Kushtetuese, të gjithë këshilltarët e koalicionit do ta përkrahin. /Telegrafi

