
Këshilli i prokurorëve publik ka dhënë mendim negativ për propozimin për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Ljupço Kocevski.
Tre anëtarë votuan pro pranimit të propozimit, ndërsa gjashtë anëtarë votuan kundër. Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrieska, tha se duke qenë se Këshilli vendimet i merr me shumicë votash, shumica ka dhënë mendim negativ.
Për pranimin e propozimit të Qeverisë për shkarkimin e Kocevskit votuan Keti Petkova, Ardian Demiri dhe Marjana Ilievska.
Këshilli i Prokurorëve Publik jep mendim negativ për propozimin për shkarkimin e Ljupço Kocevskit appeared first on Telegrafi.