minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Këshilli Gjyqësor solli vendim për ndërprerjen e funksionit gjyqësor për shkak të pensionit të pleqërisë - Shqiperia.info

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 497-të konfirmoi ndërprerjen e funksionit gjyqësor për Bogoja Strezoski, gjykatës i Gjykatës Themelore Ohër për shkak të plotësimit të kushteve për pensionin e pleqërisë.

Njëherit, solli vendime për ndërprerjen e funksionit të gjashtë gjykatësve porot në Gjykatën Themelore Veles. Këshilli votoi zgjedhjen e tetë gjykatësve porot të Gjykatës Themelore Veles.

Këshilli Gjyqësor solli vendim për ndërprerjen e funksionit të 12 gjykatës porot të Gjykatës Themelore Penale Shkup për shkak të skadimit të mandatit. Ndërsa, Këshilli votoi për zgjedhjen e Emina Kosoviq për gjykatës porot në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Këshilli solli vendim që Ivan Kolevski, gjykatës i Gjykatës Themelore Manastir të caktohet në kryerjen e funksionit gjyqësor në Gjykatën Themelore Prilep në periudhën prej një viti.

Këshilli Gjyqësor solli vendim për ndërprerjen e funksionit gjyqësor për shkak të pensionit të pleqërisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version