Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka paraqitur një propozim për zgjatjen e masës së paraburgimit afatshkurtër për 48 orë të tjera për burrin e viktimës së gruas e cila para disa ditëve u hodh nga ballkoni së bashku me fëmijën e saj.

Është ndaluar një person pas ngjarjes tragjike në Karposh, Prokuroria: Do të kryhet kontroll i detajuar i banesës

“Ky propozim u paraqit sepse po veprohet sipas urdhrave të lëshuara për ekspertizë të tre telefonave celularë dhe objekteve të tjera, po sigurohen dhe analizohen regjistrime video nga disa vende kritike, si dhe po sigurohet i gjithë dokumentacioni për ankesat dhe raportet e mëparshme për dhunë në familje që lidhen me të dyshuarin dhe gruan e ndjerë.

Përveç kësaj, po ndërmerren veprime të tjera që janë të rëndësishme për vërtetimin e veprave penale, elementët e të cilave aktualisht po hetohen”, thonë nga Prokuroria Publike./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version