minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Katerina Zajkovska zgjidhet anëtare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit - Shqiperia.info

Katerina Zajkovska është zyrtarisht anëtare e re e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, pasi dha deklaratë solemne para kryeparlamentarit Afrim Gashi, një javë pas zgjedhjes së saj në Kuvend.

Ajo u votua më 11 qershor me shumicë të thjeshtë, me 56 vota “pro” dhe një “kundër”, ndërsa kandidatura e saj ishte renditur e para nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime me 90.67 pikë.

Zajkovska, e diplomuar në ekonomi me master në kontabilitet, financë dhe revizion, u përzgjodh nga pesë kandidatë që aplikuan për këtë pozitë.

Ajo zëvendëson Cveta Ristovskën, e cila dha dorëheqje në shkurt mes polemikave publike dhe hetimeve të KSHPK-së për konflikt interesi dhe mosdeklarim pasurie.

Share.
Exit mobile version