Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami tha se do të respektohet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat e policisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me MPB-në. Ajo çka mund të garantojmë është se edhe në këtë rast do të respektohet ligji.
Dhe aty ku uniformat sipas ligjit për përdorimin e gjuhëve duhet të jenë në gjuhën shqipe, sigurisht se do të jenë ashtu”, tha Kasami.
Ai tha se ende nuk janë përcaktuar detaje rreth uniformave, por në vazhdim do të bëhen e qartë se sipas ligjit në cilat komuna uniformat do të kenë dygjuhësi./Telegrafi/