Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është pyetur në lidhje me qëndrimin e Arben Taravarit si ministër i Shëndetësisë në Qeveri, ndërsa tha se do të jetë në atë pozitë edhe disa ditë.
“Do ta shohim deri kur, edhe ndonjë ditë”, tha Kasami, duke shtuar se me kryeministrin janë dakorduar për kohën dhe dinamikën e veprimeve që do t’i ndërmarrin.
“Por ajo që është me rëndësi që e kemi thënë bashkëpunim me BDI-në edhe me Qeverinë nuk ka dhe këtë e kemi dakorduar edhe me kryeministrin dhe sigurisht në këtë drejtim në ditët në vijim do të ketë edhe veprime konkrete”, tha Kasami.
Ndërsa i pyetur për zv.kryeministrin Arben Fetai, Kasami tha se ai është zëri ndryshe në partinë e Taravarit.
“Ne urojmë që ky zë ndryshe në Aleancë të jetë i fuqishëm, ne do të dëshironim që edhe më tutje ASH të jetë pjesë e koalicionit VLEN, pjesë e Qeverisë por në asnjë moment me element të cilët kanë bashkëpunuar dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë me Ali Ahmetin dhe BDI-në”, tha Kasami./Telegrafi/
Kasami për Taravarin: Edhe disa ditë do të jetë ministër appeared first on Telegrafi.