Bilall Kasami nga VLEN në Click Plus ka folur për deputetë të cilët janë pjesë e koalicionit, megjithatë ka deklaruar se 14 deputetë, përfshirë edhe ata të Aleancës për Shqiptarët e kanë marrë mandatin si VLEN.
“Nga 14 tani jeni 9?
Për momentin janë 9 të cilët kanë qenë pjesë e subjekteve politike përbërëse të formacionit VLEN jashtë Aleancës për Shqiptarët”, tha Kasami.
Më tej ai shtoi se 14 deputetë, duke përfshirë këtu edhe ata të ASh-së, e kanë marrë mandatin në emër të VLEN-it.
“Çdo deputet që përkrah këtë riogranizim është i mirëseardhur dhe mund të vazhdojë të jetë pjesë e grupit parlamentar të VLEN-it, sepse ne vlerësojmë se ata 14 deputetë e kanë marrë mandatin në emër të VLEN-it, votuesit i kanë votuar si VLEN, pra koalicionin e partive politike”, tha Kasami.
Kasami për deputetët e ASh-së: 14 deputetë e kanë marrë mandatin në emër të VLEN-it appeared first on Telegrafi.