Bilall Kasami nga VLEN ka reaguar ndaj deklaratës së Arben Taravarit, i cili dje tha se “VLEN-i sikur serviloset dhe me çdo kusht mundohet të jetë në qeveri”.
Kasami sot tha se “në asnjë moment VLEN-i nuk e vënë në diskutim qëndrimin në qeveri”. Ai foli edhe për takimin e djeshëm në mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Arben Taravarit, ndërsa tha se kjo tregon se “kush po serviloset”.
“Ne nuk e paragjykojmë qëndrimin e kryeministrit por si koalicion VLEN do të insistojmë deri në fund që çdokush që bashkëpunon me BDI-në, në këto rrethana kur BDI është në lista të zeza, kur BDI është parti që duhet të japë llogari për korrupsionin e funksionarëve të lartë të saj, nuk mund të jetë e pranueshme. Sonte kemi një takim me kryeministrin, ku besojmë t’i sqarojmë edhe këto situata”.
“Po do të bashkëbisedojmë rreth dmth koalicionit qeveritar dhe rreth asaj që e kemi thënë se ne si koalicion kemi pasur një marrëveshje për themelim të qeverisë me OBRM-PDUKM-në dhe sigurisht në kuadër të asaj marrëveshje do ta shqyrtojmë edhe njëherë pozicionin tonë se si më tutje si koalicion VLEN në raport me kryeministrin dhe qeverinë”, tha Kasami.
Kasami i reagon Taravarit: Takimi me Mickoskin, tregoi kush po serviloset appeared first on Telegrafi.