Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot para mediave akuzoi opozitën shqiptare se po tenton të krijoj tensione ndëretnike, mu në prag të zgjedhjeve lokale në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kasami tha se pjesë e skenarit të destabilizimit janë rrahja e të rinjve para disa ditëve dhe paralajmërimi për djegien e xhamisë në Kodrën e Diellit.
– YouTube www.youtube.com
“Kemi informacione se në në Maqedoni me theks të veçantë në Tetovë ka tendenca për të krijuar tensione ndëretnike. Edhe për rastin e e tentimit të djegies së xhamisë në Kodrën e Diellit e kishim si inflamacione, ndërsa për të njëjtën janë informuar institucionet e sigurisë dhe po përcillet çdo hap në këtë drejtim”, tha Kasami.
Kandidatët e VLEN-it janë favorit absolut në zgjedhjet lokale
Shefi i Shtabit të përgjithshëm të VLEN-it për zgjedhjet lokale, Adnan Azizi, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për zgjedhjet lokale, VLEN-in në Qeveri, si dhe opozitën shqiptare.Ai tha se VLEN është favorit absolut për zgjedhjet lokale dhe se kandidatët e tyr…
Kasami tha se janë dhënë instruksione nga shërbimet e sigurisë që të parandalohen incidente të tilla para zgjedhjeve lokale.
Ai tha se në këtë periudhë po grumbullojmë informacione dhe fakte për të njoftuar edhe ambasadat e huaja, për shkak se Maqedonia si anëtare e NATO-s nuk mund të tolerohet t’i kërcënohet siguria e brendshme./Telegrafi/