Bilall Kasami nga VLEN thotë se po shqyrtojnë nëse do të mbështesë idenë për një, tre apo tetë njësi zgjedhore.
Ai tha se sistemi zgjedhor me një njësi, mund të ketë implikime ndëretnike.
“Kjo mund të ketë edhe implikime ndëretnike, sepse me një njësi zgjedhore sigurisht që duhet të ketë garanci që në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut do të mund të ruhet vota dhe nuk do të mund të ketë deformime të realitetit etnik të përfaqësimit në Kuvend. Pra duke i marrë parasysh të gjitha këto aspekte. Ne jemi duke ndërtuar qëndrimin tonë se a do të jemi për një njësi zgjedhore, për tre apo për tetë”, deklaroi Kasami.
Ndërsa më herët Ziadin Sela, tha se ASH-ja që e drejton ai është për tetë njësi zgjedhore dhe për lista të hapura.
Kasami: Do ta shqyrtojmë se çfarë modeli zgjedhor do të mbështesim appeared first on Telegrafi.