minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Kasami: 100 trotinetë të rinj elektrik në Tetovë - Shqiperia.info

Kryetari i komunës së Tetovë, Bilall Kasami ka njoftuar që nga sot në qytet do të operojnë 100 trotinetë elektrikë, të cilët qytetarët mund t’i marrin me qira për relacione të shkurtra.

Kasami tha se minuti do të kushtojë 6 denarë, ndërsa përdoruesit duhet të jenë mbi moshën 13 vjeçe, ndërsa shpejtësia është e kufizuar në 25 km/h.

“Me vetëm një aplikacion në dorë, ti lëviz lirshëm në qytet, vetëm 6 denarë për minut. Përdoruesi duhet të jetë mbi 13 vjeç. Helmetë dhe jelek reflektues të detyrueshëm në kushte të caktuara.

Shpejtësia e kufizuar në 25km/h, sepse siguria është mbi të gjitha. Ndalohen: vozitja nga më shumë se një person, heqja e duarve nga timoni si dhe transporti i sendeve!”, ka shkruar Kasami.

 

Kasami: 100 trotinetë të rinj elektrik në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version