
Komisioni parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, përmes Komisionit për përzgjedhës të kryesuar nga deputeti Igor Zdravkovski, sot zhvilloi një intervistë publike me kandidatët që aplikuan pas Vendimit për publikimin e një njoftimi publik për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Gjashtë kandidatë aplikuan brenda afatit ligjor, njëri prej tyre nuk i plotësoi kushtet e konkursit, ndërsa kandidatja Marija Kitanov Katrallova nuk mori pjesë në seancën publike dhe në përputhje me rregullat, kandidatura e saj u refuzua nga Komisioni për përzgjedhje.
Para anëtarëve të Komisionit për përzgjedhje, si dhe përfaqësuesve të organizatave dhe institucioneve joqeveritare vizionin dhe misionin e tyre për Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e prezantuan Antonija Andonova Tasevska, e diplomuar në drejtësi dhe magjistre në të drejtën penale nga Gjevgjelia, Marija Kitanov Katralova, ekonomiste dhe magjistre në shkencat ekonomike nga Kavadari, Vladimir Klekovski, i diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Milka Muratovska nga Strumica, e diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës dhe magjistre në të drejtën penale, dhe Borçe Stojanovski, ekonomist dhe magjistër në administrim biznesi nga Shkupi.
Kandidatët për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit iu përgjigjën pyetjeve të bëra nga anëtarët e Komisionit për Përzgjedhje, deputetët dhe përfaqësuesit e organizatave dhe institucioneve joqeveritare.



