SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër F.A. nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar”.

“I dyshuari – si drejtor i Institucionit Publik Shëndetësor “Shtëpia e Shëndetit” – Kumanovë, në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024, ka lidhur kontrata të paligjshme punësimi dhe ka punësuar persona në institucion pa miratimin paraprak nga Ministria e Shëndetësisë, dhe më pas, pa marrë pëlqimin nga Ministria e Financave, ka punësuar në mënyrë të paligjshme gjithsej 127 persona, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe në kundërshtim me Ligjin për Transformim në Punësim të Rregullt, të përcaktuar nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

Atyre personave, i dyshuari në mënyrë të paligjshme u ka paguar paga në shumë prej 21.594.510 denarë dhe për atë shumë e ka dëmtuar buxhetin e ISHP-së “Shtëpia e Shëndetit”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të ISHP Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për mbi 350.000 euro appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version