minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Kallëzim penal kundër një polici nga Ohri, pa arsye ka sulmuar fizikisht një person - Shqiperia.info

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër A.T. nga Ohri për shkak të dyshimit për veprën penale “keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës”.

“Gjegjësisht, i akuzuari në cilësinë e punonjësit policor në Stacionin Policor Ohër, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, në mënyrë të paarsyeshme dhe të tepruar ka përdorur forcë fizike ndaj K.N. nga Ohri.

Propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore do të paraqesë edhe Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale, zyrtari policor do të suspendohet nga puna deri në përfundimin e procedurës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Kallëzim penal kundër një polici nga Ohri, pa arsye ka sulmuar fizikisht një person appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version